Kursi i këmbimit/ Paundi nuk ndalet, fiton sërish pikë. Forcohet ndjeshëm edhe Dollari amerikan

Këtë të enjte monedha europiane është shfaqur e pa luhatur duke mos regjistruar lëvizje të vlerës teksa blihet sot me 123.4 lekë dhe shitet me 123.9 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Ndërkaq Paundi britanik vijon sërish të ndjekë një kurbë rritëse pasi vijon edhe sot të shfaqi vlera pozitive teksa blihet këtë mëngjes me 137.6 lekë dhe shitet me 138.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një rritje prej 0.5 pikë në raport me ditën e mërkurë, duke u blerë këtë të enjte me 104.7 lekë dhe duke u shitur me 105.4 lekë, referuar të dhënave të tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka ndryshuar kahun e lëvizjes së vlerës në raport me monedhën vendase, duke fituar 0.4 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 114 lekë dhe është shitur me 115 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.