Kursi i këmbimit/ Paundi vijon të forcohet ndjeshëm. Rikuperon edhe Dollari amerikan

Këtë të mërkurë monedha europiane shfaqet e qëndrueshme duke mos pasur asnjë lëvizje të vlerës krahasuar me ditën e martë duke vijuar sërish edhe sot të blihet me 123.4 lekë dhe të shitet me 123.9 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka nisur të rikuperojë mëngjesin e sotëm duke regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 104.3 lekë dhe është shitur me 105 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik vazhdon edhe sot të fitojë pikë ndjeshëm në raport me monedhën vendase teksa me një rritje prej 0.5 pikë nga dita e djeshme është blerë sot me 137.5 lekë dhe është shitur me 138.9 lekë.
Referuar të dhënave të tregut valutor vendas Franga zvicerane ndryshe nga zakonisht vazhdon të pësojë lëvizje negative të vlerës duke humbur 0.4 pikë në raport me ditën e djeshme teksa blihet sot me 113.6 lekë dhe shitet me 114.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.