Kursi i këmbimit/ Rënie drastike e Paundit britanik, humbet mbi 1 pikë brenda natës

Paundi britanik ndryshe nga kurba rritëse që ka ndjekur përgjatë tërë kësaj jave ka pësuar një rënie drastike prej 1.4 pikë brenda natës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 141.1 lekë dhe duke u shitur me 142.1 lekë në raport me një ditë më parë.
Ndërkaq Monedha europiane vijon sërish të ruaj të njëjtat vlera sikurse gjatë gjithë këtyre ditëve duke u blerë sot sërish me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke rikuperuar 0.3 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 101.4 lekë dhe duke u shitur me 102.3 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ndërkaq ndryshe nga linja zbritëse që ka ndjekur prej më shumë se dy javësh ka regjistruar një rritje të lehtë prej 0.3 pikë nga dita e enjte duke u blerë sot me 111.7 lekë dhe duke u blerë me 112.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.