Kursi i këmbimit/ Rënie drastike për Paundin britanik, humbet gati 2 pikë gjatë fundjavës

Monedha europiane e ka nisur negativisht këtë javë duke u blerë sot me 123.1 lekë dhe duke u shitur me 123.7 lekë në raport me javën e kaluar.
Ndërkaq Paundi britanik ka pësuar rënien më të fortë duke humbur 1.9 pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 133.8 lekë dhe është shitur me 135.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës prej 0.4 pikë nga java e kaluar duke u blerë këtë mëngjes me 101 lekë dhe duke u shitur me 101.7 lekë.
Franga zvicerane është dobësuar nga java që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 113.4 lekë dhe duke u shitur me 114.4 lekë, referuar tregut valutor të brendshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.