Kursi i këmbimit/ Rënie e fortë e Dollarit amerikan ndërsa Paundi dhe Euro nuk luhaten

Kjo e martë nuk ka regjistruar luhatje për monedhën europiane e cila vazhdon edhe sot të blihet me 123.7 lekë dhe të shitet me 124.3 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka pësuar rënien më të fortë tek valutat e huaja duke humbur 0.7 pikë nga dita e hënë teksa blihet sot me 103.3 lekë dhe shitet me 104.5 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Referuar tregut valutor vendas Paundi britanik është shfaqur i qëndrueshëm ditën e sotme pasi vazhdon sikurse edhe dje të blihet me 138 lekë dhe të shitet me 138.9 lekë.
Franga zvicerane ka humbur 0.4 pikë në raport me ditën e djeshme pasi është blerë sot me 114.1 lekë dhe është shitur me 115.1 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.