Kursi i këmbimit/ Rënie e fortë e Paundit britanik. Dobësohet edhe Euro ndërsa Dollari fiton pikë

Kjo e hënë ka regjistruar luhatje të përgjithshme tek valutat kryesore. Monedha europiane është dobësuar nga java e kaluar duke u blerë sot me 123.7 lekë dhe duke u shitur me 124.2 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan është forcuar këtë fillim jave teksa është blerë këtë mëngjes me 104.5 lekë dhe është shitur me 105.3 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka humbur 0.6 pikë ditën e sotme në raport me javën e kaluar duke u blerë me 137.7 lekë dhe duke u shitur me 138.8 lekë.
Franga zvicerane ka rënë me 0.5 pikë krahasuar me periudhën e 31 gusht-04 shtatorit duke u blerë sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.