Kursi i këmbimit/ Rënie e përgjithshme e valutave të huaja. Forcohet ndjeshëm monedha vendase!

Monedha europiane e ka nisur javën në rënie teksa ka humbur gjatë fundjavës më shumë se 1 pikë duke u blerë sot me 124 lekë dhe shitur me 126.5 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar zbritjen më të fortë nga valutat e huaja duke humbur mbi 2 pikë teksa është blerë sot me 138.3 lekë dhe është shitur me 143 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar dobësim të vlerës duke u blerë sot me 114.5 lekë dhe shitur me 117.2 lekë, me një humbje prej më shumë se 1 pikë krahasuar me javën që shkoi.
Franga zvicerane ka humbur mbi 1 pikë gjithashtu teksa është blerë sot me 116.4 lekë dhe është shitur me 119.5 lekë në raport me javën e kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.