Kursi i Këmbimit/ Rënie e valutave të huaja përballë lekut

Në tregun valutor vendas dollari amerikan blihet me 100.3 lekë dhe shitet me 101.4 lekë ndërsa Euro blihet me 122.7 lekë dhe shitet 123.4 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane blihet me 112.3 lekë dhe shitet 113.3 lekë ndërsa paundi britanik blihet me 135.5 lekë dhe shitet me 136.4 lekë.
Krahasuar me javën e kaluar, të gjitha monedhat kanë njohur një rënie të lehtë përballë lekut.
Gjatë periudhës së festave përgjithësisht shënohet rënie e valutës së huaj për faktin se emigrantët shqiptarë vijnë për të festuar në familje e si rrjedhojë edhe ‘injektojnë’ në treg më shumë valutë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.