Kursi i Këmbimit/ Rriten euro dhe franga, bien paundi dhe dollari

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet 101.3 lekë dhe shitet 102.3 lekë ndërsa euro blihet 123.1 lekë dhe shitet 123.7 lekë.
Franga zvicerane blihet 113.8 lekë dhe shitet 114.8 lekë dhe paundi britanik blihet 138.1 lekë dhe shitet 139 lekë.
Krahasuar me një ditë më parë euro ka njohur rritje me 0.1 lekë në blerje dhe në shitje. Dollari amerikan ka njohur një rënie të lehtë, ashtu sikurse edhe paundi britanik. Po ashtu,edhe franga zvicerane ka njohur rritje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.