Kursi i këmbimit/ Rritet ndjeshëm Paundi britanik ndërsa Dollari amerikan nuk luhatet

Monedha europiane është forcuar sërish këtë të enjte duke u blerë sot me 123.8 lekë dhe duke u shitur me 124.4 lekë në raport me ditën e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka fituar 0.6 pikë nga dita e mërkurë duke u blerë sot me 137.6 lekë dhe duke u shitur me 138.8 lekë.
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje ditën e sotme pasi vazhdon edhe këtë të enjte të blihet me 104.7 lekë dhe të shitet me 105.4 lekë referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane blihet sot me 114.6 lekë dhe shitet me 115.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke shënuar kështu një rritje të lehtë të vlerës në raport me dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.