Kursi i këmbimit/ Rritje e fortë e paundit britanik
Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet 103.2 lekë dhe shitet 104 lekë,.
Euro blihet 121.9 lekë dhe shitet 122.5 lekë ndërsa franga zvicerane blihet 111.9 lekë dhe shitet 112.9 lekë.
Paundi britanik blihet 141.2 lekë dhe shitet 142.4 lekë.
Në krahasim me një ditë më parë, dollari ka qendruar në të njëjtat nivele në blerje por me një rritje të vogël në shitje. Euro qendron në të njëjtat nivele ndërsa franga ka një rritje me 0.1 lekë në blerje dhe 0.2 lekë në shitje.
Ndërsa paundi britanik ka njohur rritje të konsiderueshme pasi një ditë më parë blihej 140.5 lekë dhe shitet 142 lekë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.