Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë e valutave të huaja. Paundi fiton sërish mbi një pikë

Monedha europiane është shfaqur e qëndrueshme këtë të enjte duke regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 125.6 lekë dhe është shitur me 127.4 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar sërish mbi 1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë me 141.8 lekë dhe shitur me 145.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan blihet sot me 115.5 lekë dhe shitet me 117.4 lekë, duke shënuar vlera konstate dhe të qëndrueshme në raport me një ditë më parë.
Sipas tregut valutor vendas Franga zvicerane është forcuar sërish këtë të enjte krahasuar me dje duke u blerë me 117.6 lekë dhe duke u shitur me 120.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.