Kursi i këmbimit/ Rritje e ndjeshme e valutave kryesore. Zhvlerësohet monedha vendase

Monedha europiane ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka shënuar një rritje prej 0.3 pikë në raport me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 140.3 lekë dhe duke u shitur me 141.2 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka fituar pikë krahasuar me dje teksa blihet mëngjesin e sotëm me 101.8 lekë dhe shitet me 102.8 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane është forcuar në raport me monedhën vendase duke mos bërë përjashtim nga valutat e tjera të huaja duke u blerë këtë të enjte me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.