Kursi i këmbimit/ Rritje e përgjithshme e valutave kryesore ndërsa zhvlerësohet monedha vendase

Monedha europiane ka regjistruar një rritje të lehtë këtë të hënë duke u blerë këtë mëngjes me 123.2 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka shënuar një ngritje të vlerës përballë monedhës vendase teksa blihet mëngjesin e sotëm me 138.2 lekë dhe shitet me 139 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu është forcuar këtë fillim jave krahasuar me javën e kaluar duke u blerë sot me 101.4 lekë dhe duke u shitur me 102.3 lekë, referuar tregut valutor të brendshëm.
Franga zvicerane është shfaqur e qëndrueshme mëngjesin e sotëm pasi vijon të ruaj po të njëjtat vlera sikurse dhe në periudhën e 18-22 janarit teksa blihet sërish sot me 113.8 lekë dhe shitet me 114.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.