Kursi i këmbimit/ Rritje e përgjithshme e valutave kryesore. Zhvlerësohet monedha vendase

Monedha europiane vijon edhe sot të fitoj pikë duke u blerë këtë mëngjes me 123.6 lekë dhe duke u shitur me 124.1 lekë në raport me ditën e martë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik është forcuar me 0.4 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 137.4 lekë dhe duke u shitur me 138.4 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Dollari amerikan është i vetmi që ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me dje duke u blerë sot me 104.1 lekë dhe duke u shitur me 104.8 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.