Kursi i këmbimit/ Rritje e përgjithshme e valutave të huaja. Zhvlerësohet Leku

Kjo e enjte e ka gjetur monedhën europiane në një rikuperim të ndjeshëm pasi është blerë sot me 121 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë në raport me ditën e mërkurë.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka fituar pikë këtë mëngjes duke u blerë me 141.9 lekë dhe duke u shitur me 143.2 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Dollari amerikan nuk bën përjashtim duke u forcuar edhe ai në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me 102.8 lekë dhe shitet me 103.5 lekë krahasuar me dje.
Sipas kursit të këmbimit lokal Franga zvicerane blihet sot me 111.3 lekë dhe shitet me 112.1 lekë duke mos regjistruar luhatje të vlerës në raport me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.