Kursi i Këmbimit/‘Shfryhet’ rritja e dollarit, euros dhe paundit përballë lekut. Monedha amerikane shënon rënien më të madhe

Pas një dite rritje përballë lekut, dollari amerikan ka njohur rënie të konsiderueshme ditën e sotme.
Një ditë më parë dollari amerikan blihej me 101.8 lekë dhe shitej 102.7 lekë ndërsa ditën e sotme, dollari blihet me 101.3 lekë dhe shitet me 102.2 lekë.
Edhe monedha europian euro ka njohur rënie, por më të lehtë se dollari amerikan. Ditën e sotme, Euro blihet 123 lekë dhe shitet 123.6 lekë. E njëjta tendencë konstatohet edhe me frangën zvicerane që blihet me 113.6 lekë dhe shitet me 114.6 lekë.
Ndërkohë, paundi britanik nuk ka njohur ndryshime në blerje por vetëm në shitje ku ka njohur rënie. Paundi britanik blihet 137.7 lekë dhe shitet 138.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.