Kursi i Këmbimit/Shtrenjtohen euro, dollari dhe paundi

Në tregun valutor vendas, monedhat kryesore të huaja kanë njohur rritje përballë lekut.
Dollari amerikan blihet me 101.8 lekë dhe shitet 102.7 lekë duke njohur një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë.
Euro blihet me 123.1 lekë dhe shitet 123.7 lekë duke njohur gjithashtu rritje në krahasim me një ditë më parë.
Po ashtu edhe Franga zvicerane blihet 113.8 lekë dhe shitet 114.8 lekë ndërsa paundi britanik blihet 137.7 lekë dhe shitet 138.8 lekë, duke njohur edhe këto rritje përballë lekut.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.