Kursi i këmbimit/ Si e kanë mbyllur javën valutat kryesore përballë Lekët

Monedha europiane vijon edhe këtë të premte të ruaj vlerat e një dite më parë duke u blerë sot sërish me 122.7 lekë dhe duke u shitur me 123.3 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar rritje në raport me dje duke u blerë mëngjesin e sotëm me 142.2 lekë dhe duke u shitur me 143 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Dollari amerikan është forcuar këtë të premte në raport me ditën e enjte duke u blerë sot me 101 lekë dhe duke u shitur me 101.9 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 111.4 lekë dhe shitet me 112.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.