Kursi i këmbimit/ Si e kanë nisur javën Euro, Paundi dhe Dollari?!

Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë të hënë duke u blerë sërish sikurse edhe javën e kaluar me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe Paundi britanik ka ruajtur të njëjtat vlera sikurse edhe të premten e shkuar duke u blerë sot me 142 lekë dhe duke u shitur me 142.9 lekë teksa nuk ka regjistruar ndonjë lëvizje të konsiderueshme të kuotave.
Dollari amerikan gjithashtu është shfaqur konstant mëngjesin e sotëm teksa është blerë sërish me 101.8 lekë dhe është shitur me 102.6 lekë sikurse edhe javën e kaluar, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane është valuta e vetme e cila ka shënuar një rënie prej 0.5 pikë nga periudha e 15-19 shkurtit duke u blerë këtë të hënë me 112.9 lekë dhe suke u shitur me 113.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.