Kursi i këmbimit/ Si e kanë nisur javën valutat kryesore përballë Lekut?!

Monedha europiane vijon edhe këtë të hënë të blihet njësoj sikurse edhe javën e kaluar me 122.6 lekë dhe të shitet me 123.2 lekë.
Paundi britanik e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 142.3 lekë dhe është shitur me 143.2 lekë në raport me javën e kaluar.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan blihet këtë të hënë me 101.1 lekë dhe shitet me 101.8 lekë në raport me periudhën e 7-11 qershorit.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane blihet me 112.1 lekë dhe shitet me 113 lekë këtë fillim javë duke regjistruar kështu rritje në raport me javën e shkuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.