Kursi i këmbimit/ Si e mbyllën vitin 2020 valutat kryesore?!
Monedha europiane edhe pse me një rritje jo shumë të konsiderueshme të vlerës e ka mbyllur këtë vit pozitivisht teksa është blerë këtë 31 dhjetor me 123.1 lekë dhe është shitur me 124 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar 0.8 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë ditë të fundit të vitit me 136 lekë dhe duke u shitur me 137 lekë referuar tregut valutor të brendshëm.
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë këtë të enjte të fundit të vitit me 100.2 lekë dhe duke u shitur me 101.6 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane e ka mbyllur këtë vit në vlera pozitive duke regjistruar një rritje të lehtë krahasuar me ditën ë mërkurë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 113 lekë dhe është shitur me 114 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.