Kursi i këmbimit/ Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë negativisht duke pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të premte teksa është blerë sot me 122.8 lekë dhe është shitur me 123.3 lekë në raport me një ditë më parë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rritje të vlerës krahasuar me ditën e enjte duke u blerë mëngjesin e sotëm me 143.6 lekë dhe duke u shitur me 144.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të konsiderueshme të kuotës me 0.5 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 104.2 lekë dhe duke u shitur me 105.1 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu është dobësuar këtë fund jave duke humbur 0.2 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 110.3 lekë dhe duke u shitur me 111.1 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.