Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për Euron, Paundin, Frangën dhe Dollarin?!

Monedha europiane ka pësuar një luhatje të vogël krahasuar me javën e kaluar duke humbur 0.2 pikë teksa është blerë këtë të hënë me 124.4 lekë dhe është shitur me 125.6 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan shfaqet i qëndrueshëm këtë fillim jave pasi nuk ka pësuar lëvizje të vlerës nga java e shkuar duke u blerë me 114.5 lekë dhe duke u shitur me 116.2 lekë.
Sipas tregut valutor vendas, Paundi britanik gjithashtu ruan po të njëjtat vlera sikurse javën e kaluar duke u blerë sot me 140 lekë dhe duke u shitur me 144 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar rënie këtë të hënë duke humbur 0.5 pikë në raport me javën që shkoi teksa blihet sot me 116.5 lekë dhe shitet me 119.5 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.