Kursi i këmbimit/Si tregtohen ditën e sotme euro, paundi, dollari amerikan dhe franga zvicerane
Në tregun valuator vendas monedhat e huaja kanë ruajtur raport qendrueshmërie përballe lekut krahasuar me një ditë më parë. Dollari amerikan blihet me 109.10 lekë dhe shitet me 109.9 lekë.
Euro blihet me 121.6 lekë dhe shitet me 122.3 lekë ndërsa franga zvicerane blihet me 110.2 lekë dhe shitet 111.6 lekë.
Këto monedha nuk kanë pësuar ndryshime në krahasim me një ditë më parë. Ndryshim më të madh ka pasuar paundi britanik që blihet me 142.80 lekë dhe shitet me 143.6 lekë.
Në krahasim me një ditë më parë, paundi ka njohur rritje pasi blihej me 142.5 lekë dhe shitej me 143.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.