Kursi i këmbimit/ Sterlina “shkund” Lekun – Euro dhe Dollari i rikthehen rënies

Dita e mërkurë ka nisur me një rritje të ndjeshme të sterlinës në tregun e këmbimit valutor vendas. Referuar të dhënave të “Creidn Bank”, paundi britanik ka zhvlerësuar me plot 1.3 pikë dhe këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 146.6 lekë në blerje dhe 147.5 lekë në shitje.
Ndërkohë, pas disa ditësh e fiksuar në kuotën e 125 lekëve për njësi, valuta e eurozonës humbi sërish pikë në tregun vendas të këmbimit valutor në raport me lekun. Euro u dobësua minimalisht me 0.2 njësi për lekët, për të zbritur kështu në nivelin e 124.8 lekëve.
Dollari amerikan nga ana tjetër ka ndalur rritjen, pasi regjistroi një rënie me 0.2 njësi për lekë. Valuta këmbehet sot për 111.3 lekë në blerje dhe 112 lekë në shitje.
Rënie të lehtë kanë regjistruar po ashtu edhe dollari kanadez dhe franga zvicerane secila me 0.2 pikë kundrejt valutës vendase. Ndërkohë, dollari australian nga ana tjetër ka zhvlerësuar lekun me 0.3 pikë, për t’u ngjitur të mërkurën ne kuotën e 79 lekëve.
G.D/SCAN
Ju mund të informoheni për Kursi i këmbimit valutor çdo ditë, përmes telefonit tuaj
Shkarkoni FALAS aplikacionin SCAN Media
PlayStore https://play.google.com/store/apps/details?id=com.scan_tv.tv
AppStore https://itunes.apple.com/al/app/scan-media/id1448376226?mt=8
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.