Kursi i këmbimit- Të hënat e ‘mbrapshta’ për Euron, Dollarin dhe Poundin

EURO (EUR)
Monedha e Eurozonës ka qëndruar thuajse konstante kundrejt lekut në javën e tretë të gushtit. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të mërkurën, në datë 21 gusht, Euro është këmbyer me 121.18 lekë, duke shënuar po ashtu edhe ditën më të ‘fortë’ të javës. Nga ana tjetër, java ka nisur me vlerën më të ulët kundrejt lekut. Të hënën, në 19 gusht, Monedha e Eurozonës është këmbyer me 121.04 lekë.
Dollar Amerikan (USD)
Dollari Amerikan e ka nisur javën duke u këmbyer me 108.95 lekë dhe e ka mbyllur duke u këmbyer me 109.35 lekë. Dita më ‘e keqe’ e Dollarit Amerikan ka qenë e hëna, 19 gusht, ndërsa ajo më ‘e mirë’ është shënuar e premtja, 23 gusht.
Poundi Britanik (GDP)
Poundi Britanik ka regjistruar si ditën e vet më të dobët kundrejt lekut të hënën, 19 gusht. Nga ana tjetër, javën e mbylli në mënyrë më pozitive, duke arritur në kuotën e 133.55 lekëve. 23 gushti, po ashtu ishte dhe dita më ‘e fortë’ e Poundit Britanik kundrejt lekut.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.