Kursi i këmbimit/ Valutat e huaja shfaqen të paqëndrueshme. Paundi dhe Dollari regjistrojnë rritje

Monedha europiane nuk ka shënuar lëvizje të vlerës këtë të martë duke ruajtur po të njëjtat kuota sikurse një ditë më parë pasi vazhdon edhe sot të blihet me 123.2 lekë dhe të shitet me 124.2 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka regjistruar një rritje prej 0.5 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 115.1 lekë referuar kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu është rritur sot me 0.5 pikë krahasuar me ditën e hënë pasi blihet këtë të martë me 139.5 lekë dhe shitet me 142.5 lekë sipas tregut valutor vendas.
Franga zvicerane është forcuar krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 115.2 lekë dhe duke u shitur me 117.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.