Kursi i këmbimit/ Valutat kryesorë forcohen ndjeshëm kundrejt Lekut. Rritje e fortë e Dollarit amerikan

Dollari amerikan ka fituar 0.8 pikë brenda natës në raport me ditën me ditën e djeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 104.8 lekë dhe duke u shitur me 105.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka regjistruar rritje të vlerës ditën e sotme pasi krahasuar me dje blihet me 121.7 lekë dhe shitet me 122.3 lekë.
Paundi britanik gjithashtu është forcuar në raport me ditën e martë teksa blihet sot me 144 lekë dhe shitet me 145 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim ndër valutat kryesore që të shënojë rritje mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 113.6 lekë dhe duk u shitur me 114.6 lekë në raport me dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.