Kursi i këmbimit/ Valutat kryesore nuk regjistrojnë luhatje. Dobësohet monedha britanike
Kjo e mërkurë nuk ka shënuar lëvizje të vlerës për monedhën europiane e cila vazhdon edhe këtë mëngjes të blihet me 123.7 lekë dhe të shitet me 124.3 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Ndërkaq Paundi britanik është valuta e vetme që ka pësuar një rënie të lehtë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 135.6 lekë dhe shitur me 136.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan vijon edhe këtë mes jave të ruaj vlerën e tij konstante në raport me ditën e martë teksa blihet sot me 105.7 lekë dhe shitet me 106.4 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane gjithashtu është shfaqur e pa luhatur këtë të mërkurë pasi vazhdon të blihet sikurse dje me 114 lekë dhe të shitet me 114.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.