Kursi i këmbimit valutor 27 Janar – Si ka nisur java për monedhat e huaja?!

Kjo javë ka nisur e qëndrueshme për sa i përket monedhës europiane e cila vazhdon edhe sot të blihet me 121.6 lekë dhe shitet me 122.2 lekë sikurse edhe javën që kaloi.
Ndërkaq Paundi britanik ka humbur 0.3 pikë, sipas tregut valutor vendas, duke u blerë sot me 143.3 lekë dhe shitur me 144.3 lekë, në raport me javën që shkoi.
Sa i përket Dollari amerikan, sipas kursit të këmbimit lokal, ka patur një rritje të lehtë të vlerës duke u blerë këtë të hënë me 110 lekë dhe shitur me 110.8 lekë krahasuar me periudhën e 20-24 janarit.
Franga zvicerane vazhdon të fitojë pikë edhe këtë javë duke u blerë këtë të hënë me 112.8 lekë dhe shitur me 113.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.