Kursi i këmbimit valutor – Çfarë ka ndodhur më Euron, Paundin dhe Dollarin?!
Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje këtë të enjte duke u blerë edhe sot me 121.6 lekë dhe shitur me 122.2 lekë.
Referuar kursit valutor vendas Dollari amerikan blihet sot me 109.2 lekë dhe shitet me 109.9 lekë, duke mos shfaqur ndryshime të rëndësishme krahasuar me ditën e djeshme.
Paundi britanik ndërkaq ka humbur plot 1 pikë krahasuar me dje duke u blerë sot me 141.8 lekë dhe shitur me 142.8 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 111 lekë dhe shitet me 111.8 lekë duke njohur rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.