Kursi i këmbimit valutor – Dobësohen sërish monedhat e huaja. Çfarë ka ndodhur me Paundin dhe Dollarin?!

Kjo e martë ka regjistruar sërish rënie të vlerës për të gjitha valutat e huaja, referuar kursit të këmbimit vendas.
Monedha europiane ka rënë në nivelin e 121.6 lekë në blerje dhe 122.3 lekëve në shitje duke shënuar rënie krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkaq Paundi britanik ka pësuar një ulje prej 0.8 pikësh ditën e sotme duke u blerë me 141 lekë dhe shitur me 142 lekë sipas tregut valutor lokal.
Dollari amerikan ndërkaq ka shënuar një dobësim të vlerës duke u blerë sot me 109.1 lekë dhe shitur me 109.9 lekë ndryshe nga një ditë më parë.
Franga zvicerane nuk ka ndryshuar kuotën e saj krahasuar me dje duke vazhduar edhe sot të blihet me 111.8 lekë dhe shitet me 112.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.