Kursi i këmbimit valutor- Dollari bën kthesën. Euro dhe Paundi sërish në rënie
Monedha e Eurozonës ka pësuar një rënie prej 0.1 pikëve këtë të enjte duke u kuotuar në nivelin e 121.2 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka shënuar një rritje të rëndësishme prej plot 1 pikë, duke kapur vlerën e 109.7 lekëve krahasuar me ditën e djeshme.
Paundi Britanik është dobësuar sërish duke zbritur në kuotën e 132.5 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Franga Zvicerane ka mbetur në të njëjtat nivele edhe ditën e sotme duke qëndruar në vlerën e 109.8 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.7 lekë dhe 75 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.