Kursi i këmbimit valutor – Dollari dhe Paundi e mbyllin javën në rritje. Monedha europiane nuk luhatet!

Kjo javë është mbyllur në vlera konstante për monedhën europiane e cila vazhdon edhe këtë të premte të blihet sikurse dje me 121.6 lekë dhe shitet me 122.2 lekë.
Sipas tregut valutor vendas Dollari amerikan ka fituar pikë këtë fund jave duke u blerë sot me 109.8 lekë dhe shitur me 110.6 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Paundi britanik është forcuar këtë të premte teksa është blerë sot me 143.6 lekë dhe shitur me 144.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal, duke fituar plot 0.4 pikë.
Franga zvicerane ka qëndruar në vlera konstante në raport me dje duke u blerë edhe sot me 112.6 lekë dhe shitur me 113.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.