Kursi i këmbimit valutor – Dollari fiton pikë. Paundi dhe Euro nuk luhaten

Këtë të martë monedha europiane vazhdon të mos luhatet duke u blerë me 122.5 lekë dhe shitur me 123.2 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Paundi britanik pas rënies drastike të ditës së djeshme vazhdon të ruajë sot po të njëjtën vlerë sikurse dje duke u blerë me 140 lekë dhe shitur me 142 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan ka fituar 0.6 pikë krahasuar me dje duke u blerë sot me 107.4 lekë dhe shitur me 109.2 lekë sipas tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka pësuar një zbritje të lehtë duke u blerë sot me 114.7 lekë dhe shitur me 115.7 lekë në raport me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.