Kursi i këmbimit valutor – E Hënë, 02 Shtator 2019
Muaji Shtator ka nisur me luhatje shumë të vogla për monedhat e huaja kundrejt Lekut. Euro ka ruajtur vlerën e tij prej 121.6 lekëve sikurse dhe gjatë fundjavës së kaluar.
Ndërkaq një rënie të lehtë ka shënuar Paundi Britanik duke zbritur në kuotën e 133.4 lekëve, sipas tregut valutor vendas.
Dollari Amerikan ka shënuar një rritje të vogël duke u ngjitur në nivelin e 110.6 lekëve.
Franga Zvicerane është forcuar sërish duke u rritur në vlerën e 111.1 lekëve. Dollari kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot përkatësisht me 82.7 lekë dhe 73.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.