Kursi i këmbimit valutor – E martë, 20 Gusht 2019
Monedha e Eurozonës ka ndjerë një rritje të lehtë duke u këmbyer me 120.80 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.
Po njësoj edhe Dollari Amerikan ka fituar pikë dhe ka kapur vlerën e 109 lekëve.
Poundi Britanik ka qëndruar në të njëjtat nivele kundrejt monedhës vendase, në vlerën e 131.70 lekëve.
Ashtu si Poundi Britanik, edhe Franga Zvicerane është konstante duke qëndruar në vlerën e 111 lekëve.
Dollari Kanadez është këmbyer me 81.70 lekë ndërsa Dollari Australian ka fituar pikë duke kapur vlerën e 73.80 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.