Kursi i këmbimit valutor – E Premte, 29 Nëntor 2019

Kjo javë është mbyllur pa luhatje të rëndësishme për monedhën e Eurozonës e cila është blerë sot me 122 lekë dhe është shitur me 122.7 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan sipas tregut valutor vendas, blihet këtë të premte me 110.8 lekë dhe shitet me 111.6 lekë.
Paundi britanik është blerë këtë fund jave me 142.2 lekë dhe 143.3 lekë duke mos shënuar luhatje të mëdha të vlerës.
Franga zvicerane blihet sot me 110.3 lekë dhe shitet me 111.1 lekë, duke e mbyllur javën negativisht.
Dollari kanadez dhe ai australian janë blerë sot me 82.9 lekë dhe 74.5 lekë dhe janë shitur me përkatësisht 84.1 lekë dhe 75.3 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.