Kursi i këmbimit valutor – Euro dhe Dollari e nisin javën pozitivisht. Dobësohet sërish Paundi
Euro ka regjistruar një rritje të lehtë këtë të Hënë duke e nisur kështu javën në kuotën e 121.2 lekëve.
Edhe Dollari Amerikan ka shënuar një ngritje me 0.5 pikë duke kapur nivelin e 110 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq Paundi Britanik është dobësuar këtë fillim jave duke humbur 0.5 pikë dhe zbritur në vlerën e 137 lekëve.
Franga Zvicerane është forcuar duke fituar 0.7 pikë në kuotën e 111 lekëve. Dollari kanadez dhe ai Australian janë këmbyer këtë të Hënë me përkatësisht 82.7 lekë dhe 74.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.