Kursi i këmbimit valutor / Euro dhe Dollari rifillojnë rënien. Forcohet Paundi

Monedha e eurozonës ka regjistruar sërish rënie ditën e sotme duke humbur 0.2 pikë dhe duke kapur kuotën e 121.8 lekëve.
Ndërkaq edhe Dollari Amerikan ka shënuar zbritje duke u këmbyer këtë të enjte me 107.8 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërsa Paundi Britanik është forcuar lehtshëm kundrejt monedhës vendase duke u rritur në nivelin e 135.6 lekëve.
Franga Zvicerane ka rënë në vlerën e 109.2 lekëve. Dollari kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 82.4 lekë dhe 75.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.