Kursi i këmbimit valutor / Euro dhe Franga zvicerane në të njëjtat vlera. Luhatje të lehta për valutat e tjera.

Vazhdon këtë fillim jave të jetë e qëndrueshme monedha Europiane, e cila ditën e sotme këmbehet me 123 lekë sikurse javën e shkuar.
Të njëjtën ecuri ka ndjekur dhe Franga Zvicerane e cila vazhdon të qëndrojë në kuotën e 108 lekë.
Ndërkohë luhatje të lehta janë regjistruar tek valutat e tjera kryesore të cilat kanë shënuar një rritje të lehtë në tregun e këmbimit valutor, sipas të dhënave të Credins Bank. Konkretisht ka pësuar një rritje të ndjeshme Paundi Britanik duke kapur vlerën e 144 lekëve nga vlera 143 lekëve që ishte javës që kaloi.
Ndërkohë Dollari Amerikan dhe ai Kanadez janë dobësuar me 0.2 pikë duke u këmbyer sot përkatësisht 109.8 lekë dhe 81.3 lekë.
Ndërkaq Dollari Australian ka regjistruar një zbritje me 0.3 pikë duke kapur vlerën e 77 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.