Kursi i këmbimit valutor – Euro dhe Paundi forcohen sërish. Dollari e mbyll javën në rënie
Monedha e Eurozonës është forcuar këtë fund jave duke u kuotuar me 123.5 lekë, referuar të dhënave të tregut valutor vendas.
Ndërkaq Paundi Britanik ka fituar serish pikë këtë të Premte, duke kapur nivelin e 142.4 lekëve.
Dollari Amerikan ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me ditën e djeshme duke zbritur sot në vlerën e 110.9 lekëve.
Franga Zvicerane ka humbur pikë duke kapur kuotën e 111.7 lekëve.
Dollari kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 84.1 lekë dhe 75.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.