Kursi i këmbimit valutor – Euro dhe Paundi nuk luhaten. Rritet Dollari amerikan

Kjo e mërkurë nuk ka shënuar ndryshime të vlerës për monedhën e Eurozonës e cila këmbehet sot sërish me 122.8 lekë sikurse ditën e djeshme.
Edhe Paundi britanik nuk ka pësuar luhatje dukeqëndruar edhe sot në kuotën e 142.5 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar një rritje prej 0.4 pikësh duke kapur nivelin e 110.7 lekëve, krahasuar me një ditë më parë.
Franga Zvicerane është forcuar këtë mes jave duke arritur në vlerën e 111.5 lekëve.
Dollari kanadez dhe ai australian këmbehen sot me përkatësisht 84 lekë dhe 76.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.