Kursi i këmbimit valutor – Euro, Dollari dhe Franga nuk ndalin rritjen. Çfarë po ndodh me monedhën vendase?!

Edhe këtë të martë monedha europiane ka fituar sërish pikë në raport me dje duke u blerë me 122 lekë dhe shitur me 122.6 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu është forcuar përballë monedhës vendase pasi është blerë sot me 112.4 lekë dhe është shitur me 113.1 lekë sipas tregut valutor lokal.
Ndërkaq Paundi britanik ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës duke u blerë sot me 145.7 lekë dhe shitur me 146.6 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, Franga zvicerane vazhdon të forcohet edhe sot teksa është blerë me 114.1 lekë dhe shitur me 114.9 lekë, duke fituar 0.3 pikë nga dita e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.