Kursi i këmbimit valutor – Euro mbetet statike. Paundi, Franga dhe Dollari sërish në rritje

Këtë të mërkurë monedha europiane vazhdon të qëndrojë statike duke u blerë sërish sikurse në fillim të javës me 121.6 lekë dhe shitur me 122.2 lekë.
Sipas tregut valutor vendas Dollari amerikan është forcuar sërish këtë mes jave pasi është blerë sot me 111.3 lekë dhe shitur me 112 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka fituar plot 0.5 pikë ditën e sotme duke u blerë me 143.7 lekë dhe shitur me 144.5 lekë në raport me një ditë më parë.
Referuar kursit të këmbimit lokal, Franga zvicerane vazhdon të mbetet valuta me rritjen më konstante duke u blerë sot me 113.4 lekë dhe shitur me 114.2 lekë, me një ngjitje prej 0.2 pikë krahasuar me dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.