Kursi i këmbimit valutor / Euro ndalon rënien. Leku zhvlerëson Paundin por humb pikë kundrejt Dollarit Amerikan dhe Frangës.
Monedha e Eurozonës ka regjistruar më në fund një vlerë të qëndrueshme ditën e sotme duke vazhduar të këmbehet me 122 lekë.
Ndërsa kemi një dobësim të ndjeshëm të Paundit Britanik i cili ka rënë me plot 0.7 pikë duke zbritur në vlerën e 137.8 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan dhe Franga Zvicerane kanë fituar pikë kundrejt Lekut duke u këmbyer sot përkatësisht me 109.3 lekë dhe 108.2 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.
Për sa i përket Dollarit Kanadez është shënuar një rënie me 0.4 pikë duke u këmbyer sot me 81 lekë. Qëndrueshmëri ka shfaqur Dollari Australian i cili edhe sot këmbehet me 75 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.