Kursi i këmbimit valutor – Euro, Paundi dhe Dollari nuk ndalin rritjen. Dobësohet monedha vendase

Kjo e Mërkurë ka regjistruar një rritje të përgjithshme sërish për valutat e huaja referuar kursit të këmbimit valutor vendas, duke shënuar kështu një dobësim për Lekun.
Euro blihet sot me 121.8 lekë dhe shitet me 122.5 lekë duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me ditën e djeshme.
Dollari amerikan është forcuar me 0.3 pikë në raport me dje, duke u blerë sot me 109 lekë dhe shitur me 110 lekë.
Paundi britanik ndërkaq është ngjitur sot sërish në raport me monedhën vendase duke u blerë me 142.7 lekë dhe shitur me 143.6 lekë me një rritje prej 0.5 pikësh.
Franga zvicerane sipas tregut valutor lokal blihet sot me 111.8 lekë dhe shitet me 112.6 lekë duke shënuar gjithashtu një rritje të vazhdueshme vlerës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.