Kursi i këmbimit valutor – Euro shfaqet i qëndrueshëm. Çfarë ka ndodhur këtë fillim jave me Paundin dhe Dollarin?!

Kjo javë ka nisur e qëndrueshme për monedhën europiane e cila vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 121.8 lekë dhe shitet me 122.4 lekë.
Sipas tregut valutor vendas Paundi britanik ka pësuar rënie të vlerës duke zbritur në nivelin e 142.1 lekëve në blerje dhe 143 lekëve në shitje.
Dollari amerikan ndërkaq ka fituar pikë këtë të hënë duke u blerë sot me 109.6 lekë dhe shitur me 110.4 lekë, sipas kursi të këmbimit lokal.
Franga zvicerane është dobësuar lehtë duke u këmbyer këtë fillim jave me 112.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.