Kursi i këmbimit valutor / Euro vazhdon të zhvlerësohet. Dobësohen ndjeshëm të gjitha valutat e tjera
Të gjitha monedhat në tregut e këmbimit valutor kanë pësuar një rënie të ndjeshme këtë të mërkurë. Referuar të dhënave të Credins Bank, Euro vazhdon rënien duke humbur edhe ditën e sotme 0.5 pikë dhe arritur në vlerën e 122 lekëve.
Të njëjtën ecuri ka ndjekur edhe Paundi Britanik i cili ka arritur në nivelin e 138.5 lekëve, duke humbur plot 0.5 pikë.
Ndërsa Dollari Amerikan me një humbje prej 0.3 pikësh është kuotuar sot me 109.2 lekë. Ndërkaq edhe Franga Zvicerane ka regjistruar ulje të vlerës duke u këmbyer sot me 108 lekë.
Zbritje kanë shënuar edhe Dollari Australian dhe ai Kanadez të cilët këmbehen sot me përkatësisht 75 lekë dhe 81.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.